Dy ditë pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, përmes TikTokut një faqe që mbanë emrin Kingdom of Dardania ose Mbretëria e Dardanisë, i ka ftuar shqiptarët që të hakmerren ndaj dy monumenteve serbe, njëri në qendër të Kosovës e tjetri në veri.
Thirrja për dhunë dhe hakmarrje e ka marr vëmendjen e shumë përdoruesve të TikTok-ut.
Thirrja për targetin e parë ka marr 100 mijë shikime, 334 komente dhe mbi 2600 pëlqime. Targeti i saj është shtatorja e Milosh Obiliqit këtu në qendër të Graçanicës. Shumë prej komentuesve të lajthitur nga ky person ose nga kjo faqe, prapa së cilës nuk duhet se kush qëndron, shprehin gatishmëri që t’i bashkohen thirrjes për hakmarrje.
Monument ose objekt tjetër ndaj të cilit ftohen qytetarët për hakmarrje është edhe shtatorja e princit Lazar në hyrje të sheshit në Mitrovicën Veriore.
Ish-hetuesi policor gjatë trazirave të marsit 2004 këto thirrje i cilëson të rrezikshme, dhe bënë thirrje për kujdes.
Murat Mehmeti, mendon se thirrjet për dhunë mund të kenë dy qëllime, përfitimin politik ose ndonjë interes të një shteti në prapavijë, në këtë rast Serbia.
“Zakonisht grupet e interesit, grupet politike kriminale, për me ardh në pushtet ose për kthimin e favoreve që kanë pasur më herët manipulojnë me masën….ata kanë për dëshirë nuk iu konvenon stabliteti i vendit, edhe Serbia për derisa jemi në këto raporte me ta ata kanë gjithherë interes që të shfrytëzojnë qoftë personat jo-rezident që të shkaktojnë pakënaqësi sociale, shprehje mllefi demonstrimi ose akte, vandalizmit.”, ka theksuar për RTV Dukagjinin Murat Mehmeti – ish-hetues policor.
Mediumi ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës nëse janë duke e analizuar këtë thirrje dhe nëse kanë ndërmarrë ndonjë veprim, por deri në publikimin e kësaj kronike nuk janë përgjigjur.
Kjo faqe e hapur në TikTok thirrjen për dhunë e ka kamufluar kinse për t’u hakmarrë për një lapidar në Preshevë me emrat e 27 dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së, i cili në vitin 2013 ishte hequr nga policia dhe ushtria serbe.
Thirrje për kujdes bëjnë edhe hulumtues nga organizatat për rregullimin e përmbajtjes së informacionit në hapësirën digjital.
“Në TikTok zakonisht është e pakotrollueshme se kush hapë faqe se kush publikon, janë të gjithë të lirë me publiku, prandaj TikToku nuk është një platformë mirëfilli me u informu audienca, edhe duhet me e pasë parasysh që këto me i marr me kujdes, përmbajtjet e ndryshme që publikohen në TikTok se nuk dihet se kush qëndron prapa tyre.”, ka deklaruar Festim Rizanaj – Hultumtues në Hibrid.
Rizanaj thotë se duhet mobilizim në mes të audiencës, institucioneve dhe mediave që të raportohen këto faqe dhe tw parandalohet nxitja e incidenteve ndëretnike, sidomos për faktin se TikToku ka një shkallë të lartë të përdorimit.
Faqja që ka 640 mijë pëlqime, postimin e parë e ka në gusht të 2023-s me përmbajtje të një seriali humoristik, pastaj i ka intensifikuar postimet një ditë pas sulmit terrorist në Bansjkë, duke e kombinuar përmbajtjen me politikë, me FSK, Polici e madje edhe me UÇK-në.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker