LAJMI I FUNDIT:

Në shtator ndahet hekurudha

Në shtator ndahet hekurudha

Raporti i Bankës Botërore për reformat hekurudhore në Evropën Juglindore dhe Turqi ka vlerësuar se, edhe pse në vitin 2008 Kosova ka miratuar një ligj për hekurudhat, akoma nuk janë parë rezultatet e tij në praktikë.

Drejtoresha e Zyrës për Informim në Ministrinë e Infrastrukturës, Saranda Jusufi, ka bërë të ditur se procesi i ndarjes së hekurudhës në dysh do të finalizohet deri në fund të shtatorit ose eventualisht në fund të këtij viti. “Bazuar në Ligjin dhe Vendimin e Qeverisë së Kosovës për Hekurudhat e Kosovës, institucionet gjegjëse kanë filluar procesin e ndarjes së hekurudhave të Kosovës në dy shoqëri të reja aksionare, në atë të infrastrukturës së hekurudhave të Kosovës (INFRAKOS) dhe operimit me trena të hekurudhave të Kosovës (TRAINKOS)”, ka thënë Jusufi.

Raporti i Bankës vë në pah se në vitin 2010 Kosova ka miratuar një akt ligjor me të cilin e ndante infrastrukturën nga shërbimet e transportit. Akti synonte ta ndante hekurudhën e Kosovës në dy shoqëri aksionare, mirëpo ky ndryshim nuk është zbatuar ende. Sipas raportit, vendet e Ballkanit nuk kanë bërë shumë përparime në hekurudhë, shkruan Epoka e Re.

Raporti i Bankës Botërore, “Reforma hekurudhore në Evropën juglindore dhe Turqi: në rrugën e duhur”, i rishikon hekurudhat e këtij rajoni pesë vjet pas studimit të parë të vitit 2005. Nga ky raport konkludohet se përafrimi me standardet që ka BE-ja mbetet ende larg. /Telegrafi/