LAJMI I FUNDIT:

Në Rusi, mbi gjysmë milionë njerëz të prekur nga coronavirusi

Në Rusi, mbi gjysmë milionë njerëz të prekur nga coronavirusi

Numri i rasteve me coronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi sot ka tejkaluar shifrën prej gjysmë milioni.

Me 8.779 rast të reja të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit, numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 502.436, njoftoi ekipi i emergjencës së vendit në një raport të përditshëm.


Gjatë së njëjtës periudhë, virusi mori jetën e 174 personave, duke rritur numrin e vdekjeve në 6.532, thuhet më tej.

Numri i të shëruarve ka arritur në 261.150 pasi 8.367 pacientë të tjerë u shëruan me sukses dhe u liruan nga spitalet.

Në fund të majit, qeveria ruse filloi të heqë kufizimet brenda vendit, duke thënë se situata ishte stabilizuar dhe se tani janë orientuar drejt masave të rimëkëmbjes ekonomike, raporton Anadolu Agency.

Duke folur në një video konferencë me zyrtarët e qeverisë të mërkurën, zyrtarja e shëndetësisë Anna Popova deklaroi se kishte “një prirje të qartë të rënies të rasteve ditore”.

Ajo theksoi se kishte dy procese të ndryshme të zhvillimit të shpërthimit në Rusi, një në Moskë dhe tjetri në të gjithë vendin.

Në fillim të pandemisë, 67 për qind e rasteve të reja ditore u regjistruan në Moskë dhe rajonin e Moskës dhe 33 për qind në pjesën tjetër të Rusisë.

Sot, Rajoni i Moskës përbën 23 për qind të rasteve të reja dhe rajone të tjera 77 për qind.

Ajo gjithashtu shtoi se një numër i madh i personave të infektuar nuk treguan simptoma të dukshme dhe, për këtë arsye, ishte më i lehtë trajtimi i tyre.

Të hënën, kryeministri rus, Mikhail Mishustin, njoftoi hapje të pjesshme të kufijve për udhëtime ndërkombëtare, ndërsa kryetari i Moskës, Sergey Sobyanin, hoqi bllokimin e kryeqytetit.

Që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë mbi 416.200 jetën në mbarë botën. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

Rreth 7.36 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën, ndërsa rreth 3.45 milionë pacientë janë shëruar deri më tani, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori