LAJMI I FUNDIT:

Në Kuvendin e Kosovës flasin për medaljet e arta të fituara në Tokio nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Në Kuvendin e Kosovës flasin për medaljet e arta të fituara në Tokio nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën e radhës për të disktuar.

E si rrallë herë më parë, në organin më të lartë shtetëror po flitet edhe për sportin, më saktësisht për sukseset e Kosovës në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, ku Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljet e arta.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha ka deklaruar se sporti i xhudos ka marrë mbështetjen më të madhe në Kosovë, kur Memli Krasniqi ka udhëhequr me MKRS-në.


Gjatës seancës së sotme plenare, në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetja opozitare tha se gratë e arta nderuan Kosovën në lojërat olimpike në Tokio të Japonisë.

“’Lufo si vajzë, lufto si grua’. Kjo është thënia që nisi të qarkullojë kur Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë Kosovës. Pasuan edhe medalje të tjera dhe këto ishin momente kur për Kosovën po flitej edhe në mediat ndërkombëtare. Gjithçka kishte nisur nga ëndrra e mbetur pengë e një djaloshi si Toni Kuka, i cili vazhdonte të besonte të pamundurën. Ndërkohë, shteti i Kosovës u ri zgjua dhe bashkë me Ministrinë e Kulturës të udhëhequr atë kohë nga Memli Krasniqi ndërmori hapat e parë konkret për ndërkombëtarizimin e sportit dhe përkrahjen e medalistëve. Andaj sot, Kosova gëzon skemën më të lartë të sportistëve që i sjellin medalje shtetit të tij. Sot, kur po flasim ekipi i Kosovës do të vijë dhe gratë e arta të Kosovës, dy të tjera tani, Distria Krasniqi e Nora Gjakova do të kthehen nga Tokio në Kosovë duke na nderuar sërish”, tha ajo.

Krahas kësaj, Hoxha tha se ekziston ana tjetër e medaljes ku shumë gra po bëjnë luftën e tyre për mbijetesë, duke qenë edhe viktima të dhunës seksuale dhe dhunës në familje.

Ajo ngriti shqetësimin edhe në mos alokimin e mjeteve financiare për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale.

“Sot në liri shumë nga gratë e Kosovës bëjnë luftën e tyre për mbijetesë duke qenë viktima të luftës seksuale në kohë lufte dhe plotë nga këto edhe viktima të luftës së dhunës në familje. Kjo është ana tjetër e medaljes…Për këto kategori po shihet se do të mungojë përkrahja e Qeverisë, më vjen keq për mikën time Vasfijen dhe të gjitha gratë tjera të prekura nga viktimat e dhunës seksuale, por kjo qeveri i ka lënë në harresë”, u shpreh ajo.

E për suksesin e madh të xhudisteve tona në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ ka folur edhe Mimoza Kusari-Lila.

Ajo ka folur për sukseset e xhudistëve kosovar në Lojërat Olimpike në Tokio.

“Fytyrën e vërtetë Serbia e shfaqi edhe kur ndaloi transmetimin nga televizioni shtetëror serb i betejës së Nora Gjakovës me arsyetimin se nuk kanë njerëz mjaftueshëm për të përcjellë ngjarjet në Tokio. Të njëjtës Serbi kryeministri i së cilës solli të ripaketuar idenë e minishengenit me emërtimin e ri Open Ballkan apo Ballkan i Hapur, ide kjo e kundërshtuar shumë në Kosovë, e marrë si zotim nga një ish kryeministër i Kosovës vitin që kemi lënë pas, por e refuzuar tani nga subjekti i tij politik, dhe shumë mirë që është kundërshtuar, e shumë mirë që nuk biem në kurthin e atyre që mendojnë që ripaketimi i idesë së ish-Jugosllavisë sjell diçka po zitive për shqiptarët dhe Kosovën”, ka shtuar ajo.

Ajo ka shtuar se suksesi i ekipit të xhudos është storia e Kosovës ku në mungesë të kushteve janë zhvilluar dhe kanë shënuar fitore të mëdha.

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori