LAJMI I FUNDIT:

Në fillim të dhjetorit dihen tarifat e reja të energjisë

Në fillim të dhjetorit dihen tarifat e reja të energjisë

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë së Shqipërisë do të vendosë më 7 dhjetor për rritjen ose jo të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2011, bëri të ditur media në Tiranë duke cituar kreun e Entit Bujar Nepravishta i cili tha se kompanitë CEZ, KESH dhe OST kanë kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Nepravishta tha se këto kompani kanë kërkuar një rritje 10-12 për qind të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët. Kërkesat për rritje të çmimit të energjisë bëhen.

Ndërkohë që ka pasur probleme me furnizimin me energji në disa pjesë të Tiranës dhe në Vlorë për shkak të problemeve me rrjetin e shpërndarjes, i cili kontrollohet nga CEZ. /Telegrafi/