LAJMI I FUNDIT:

Në Europë rritet ndjeshëm inflacioni

Në Europë rritet ndjeshëm inflacioni

Inflacioni në Europë është rritur ndjeshëm duke shënuar muajin më të lartë në një llogaritje prej 30 muajsh. Kjo shifër vjen, në një kohë që kostoja e pakontrolluar e energjisë po kërcënon të minojë rritjen ekonomike të kontinentit.

Zyra për statistikat të Bashkimit Europianë thanë se përqindja e inflacionit u rrit me 2.8 për qind në prill, rreth 0.10 për qind më e lartë se muaji mars. Një rritje prej 38 për qind në çmimet e naftës bruto gjatë 6 muajve të fundit ka tronditur ekonomitë botërore.

Analistët parashikojnë se Banka Qendrore Evropiane do të rrisë përqindjen e interesit sërish këtë verë. Kjo rritje do të sjellë një periudhë të vështirë për qeveritë e Greqisë, Irlandës, Portugalisë dhe Spanjës që janë në borxhe me Bashkimin Europian, dhe që po përpiqen që të shpëtojnë sistemet e tyre financiare përmes shkurtimit të shpenzimeve dhe shtimit të taksave. /Telegrafi/