Askush nuk e di se deri ku do të arrijë arroganca e shpenzimet e sheikëve," tha Christian Baumgart, president i Shoqatës Gjermane të Arkitektëve.
Kulla gjigande e sapo-përuruar Burj Dubai, ndërtesa më e lartë në botë që shihet si simbol i ambicieve të Dubait, është kritikuar nga arkitektët gjermanë si një kontribut i paqëndrueshëm për praktikat ndërtimore, dhe disa të tjerë që thonë se ajo është një monument i fuqisë së parave.
Kulla prej 828-metrash në formë gjiëlpëre Burj Khalifa u inaugurua gjatë një ceremonie madhështore në fillim të kësaj jave në Dubai.
Kjo strukturë është 319 metra më e lartë se kulla Taipei 101 në Taiëan, e cila ishte më parë ndërtesa më lartë në botë, dhe dy herë më e lartë se Empire State Building në SHBA.
Ndërtuesit e saj, kompania ndërtuese Emaar, kanë thënë se Burj do të sjellë një agim të ri për Dubain.
Por kjo arritje arkitekturore nuk ka impresionuar aq shumë disa arkitektë gjermanë të cilët hedhin dyshime mbi arsyet e vërteta të ndërtimit të saj. Kostoja e saj ka arritur në më shumë se një miliardë euro, në një kohë kur Dubai është ende i kapur nga një krizë e thellë financiare.
"Askush nuk e di se deri ku do të arrijë arroganca e shpenzimet e sheikëve," tha Christian Baumgart, president i Shoqatës Gjermane të Arkitektëve.
"Fuqia e parasë"
Pamja monumentale e strukturës prej xhami e çeliku shihet gjerësisht si një simbol i ambicieve ndërkombëtare të Dubait.
"Ne duhet të pyesim, ‘Përse po ndërtohet gjithë kjo?’ Për të rritur cilësinë e jetës dhe për t’u sjellë buzëqeshjen njerëzve – Po, ne duhet ta bëjmë këtë," u shpreh Mohamed Alabbar, drejtues i imobiliarëve të Emaar Properties, gjatë kësaj jave për shtypin. "Krizat shkojnë e vijnë," tha Alabbar. "Ne ndërtojmë për vitet që do të vijnë … Ne duhet të kemi shpresë dhe optimizëm."
Por shqetësimet për borxhin e brendshëm të Dubait prej $100-miliardësh, dhe për faktin se kulla u ndërtua gjatë viteve të zhvillimit ekonomik por u mbarua në një kohë krize globale të pronave të patundshme, kanë ngritur disa dyshime mbi eksesin e shpenzimeve të projektit.
Arkitekti Meinhard von Gerkan tha se qiellgërvishtësi ishte një "simbol prestigji ekonomikisht i pakuptimtë, që përfaqësonte vetëm fuqinë e parave."
Gerkan, i cili ka dizenjuar stacionin qendror hekurudhor në Berlin, tha për radion gjermane Deutschlandradio se ndërtesa kishte kosto aq të mëdha ndërtimi e mirëmbajtjeje, saqë ajo nuk do të nxirrte kurrë fitime.
Në një deklaratë në faqen e internetit të Shoqatës së Arkitektëve Gjermanë ngrihej pyetja se deri ku do të çonte ky ekses veprimesh.
"Arkitektura ka shumë të bëjë me vlera dhe nuk përcaktohet nga më lart, më shumë, më tej," tha Baumgart.
Burj Dubai është një shembull i keq për Europën
Arkitekti tha se kjo kullë ofronte një tregim për të patur kujdes, për arkitektët në Europë.
162-katëshja Burj Dubai u përurua në një ceremoni të shkëlqyeshme por një gjë është e sigurtë "Xhami dhe betonarmeja e shkretëtirës nuk përfqsojnë aspak një kontribut të qëndrueshëm të praktikave të ndërtimit në botë," tha Baumgart. Në Europë, thotë ai, vëmendja po fokusohet në rinovimin e mirëmbajtjen e ndërtesave ekzistuese dhe jo në ndërtimin e atyre më të mëdha.
"Sfidat në Europë kanë të bëjnë shumë më pak me krijimin e ndërtesave më të larta e të më shumë prej tyre, por në restaurimin e specializuar, kalimin në ndërtime efiçente ndaj energjisë, për jetesë të shëndetshme dhe aktivitete pune."
Kulla ishte prezantuar fillimisht me emrin Burj Dubai, por ajo u riemërua në nder të sheikut Khalifa, guvernator i qytet-shtetit fqinjë Abu Dabi. Ai konsiderohet si shpëtimtari financiar i Dubait pas falimentimit të kompanisë shtetërore të ndërtimeve Dubai World.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese – Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro
Rizvanolli: Drenasi e Malisheva nga sot me rrjetin 5G
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar