LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet qarkullimi gjatë ditës

Ndalohet qarkullimi gjatë ditës

Ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit Fatmir Limaj ka marrë vendim që të ndalohet qarkullimi gjatë ditës i automjeteve me peshë mbi 3.5 tonë nëpër rrugët magjistrale dhe regjionale.

Sipas, njoftimit për media të MTPT-së thuhet se vendimi i Ministrit Fatmir Limaj është në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 1.3 (ç) të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve Vetëqeverisjes në Kosovë.

“Për shkak mbrojtjes së rrugëve nga peshat e rënda gjatë temperaturave të larta, nga data 21. 07. 2010, duke filluar nga ora 8.00 deri në orën 20.00, ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve më të rënda se 3.5 tonë, në rrugët magjistrale dhe rajonale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MTPT-së.

Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë dhe mbetet e fuqishme deri në nxjerrjen e urdhëresës tjetër. /Telegrafi/