LAJMI I FUNDIT:

Ndalohen kombibusët

Ndalohen kombibusët

Duke filluar nga data 1 prilli, Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës, në bazë të planit operativ dhe të plan-programit të punës, si dhe në bashkëpunim me inspektorët e kuvendeve komunale dhe Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë një aksion për parandalimin e transportit ilegal me kombibusë.

Meqë në tërë territorin e Kosovës ekziston transporti me autobusë, të cilët janë të pajisur me dokumentacion përkatës, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, luten qytetarët që, për arsye të sigurisë, të mos e përdorin transportin ilegal me kombibusë.

“Gjatë aksionit do të ndalohen të gjithë kombibusët ilegalë, ndërsa qytetarët do të zbriten”, thuhet në një njoftim të Ministria e Infrastrukturës. /Telegrafi/