LAJMI I FUNDIT:

NBA: Raptors mposhten ngushtë nga Celtics

NBA: Raptors mposhten ngushtë nga Celtics

Toronto Raptors është mposhtur me rezultat 115-104 nga Boston Celtics në ndeshjen e parë pa të lënduarin Chris Bosh, duke rrezikuar edhe pozitën e tetë dhe të fundit të Konferencës Lindore që dërgon në play-off.

Në mungesë të Bosh, i cili u lëndua në ndeshjen e të martës kundër Cleveland Cavaliers, Raptors (38 fitore dhe 40 humbje) u dorëzuan më vonë në ndeshje duke humbur avantazhin dhe duke u mposhtur nga Celtics.

Me këtë humbje Toronto mbetet një fitore para Chicago Bulls (37 fitore dhe 40 humbje) në tabelë në luftë për pozitën e tetë me edhe katër ndeshje për t’u luajtur.

Rajon Rondo shënoi 21 pikë dhe Paul Pierce 20 të tjera për të udhëhequr Celtics drejt fitores së 49-të të sezonit (29 humbje). Boston tash është në garë me Atlanta Hawks për pozitën e tretë të Lindjes. /Telegrafi/