LAJMI I FUNDIT:

NBA: Nuggets ndalojnë Lakersat

NBA: Nuggets ndalojnë Lakersat

Carmelo Anthony ka shënuar 25 pikë në ndeshjen të cilën Denver Nuggets e fitoi me rezultat 105-79 ndaj Los Angeles Lakers.

Për t’u hakmarrë për humbjen në finalet e Konferencës Perëndimore të sezonit të kaluar, Nuggets shkatërruan Lakersat, veçanërisht në çerekun e tretë në të cilin dominuan me 29-8.

Bynum shënoi 19 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Bryant po ashtu shënoi 19 pikë për Lakers, që tash kanë shtatë fitore dhe dy humbje këtë sezon. J.R. Smith shënoi 20 pikë për Denver në fitoren e shtatë të sezonit, përkundër tre humbjeve./Telegrafi/