LAJMI I FUNDIT:

NBA: Nash ua jep fitoren Suns-ave

NBA: Nash ua jep fitoren Suns-ave

Steve Nash ka shënuar tre pikë në sekondat e fundit të ndeshjes për t’i dhënë ekipit të tij Phoenix Suns fitoren minimale prej 101-100 ndaj Toronto Raptors.

Nash shënoi 23 pikë në këtë fitore të Phoenix, që mbeten të pamposhtur në fushë vendore. Kjo është fitorja e 11-të radhazi e Suns ndaj Raptors, të cilët e çojnë në nëntë numrin e përgjithshëm të fitoreve këtë sezon, krahas vetëm dy humbjeve.

Amare Stoudemire kryesoi me pikë te Suns, 30 gjithsej. Hedo Turkoglu, i cili humbi dy herë në 32 sekondat e fundit, që do të mund t’i kishte dhënë fitoren ekipin mysafir, shënoi 20 pikë për Raptors./Telegrafi/