LAJMI I FUNDIT:

NBA: Nash shkëlqen për Suns

NBA: Nash shkëlqen për Suns

Steve Nash ka shënuar 21 pikë dhe ka bërë 20 asistime derisa ekipi i tij Phoenix Suns vazhdon fillimin e mbarë të sezonit duke mposhtur së fundi me rezultat 119-115 Philadelphia 76ers.

Jason Richardson shënoi më së shumi, 29 pikë, për Suns, të cilët tash kanë shtatë fitore përkundër një humbjeje dhe renditen në maje të tabelës së Konferencës Perëndimore së bashku me LA LAkers.

Andre Iguodala kryesoi te 76ers me 24 pikë, derisa Marreese Speights kontribuoi me 20 pikë, derisa Philadelphia pësoi humbjen e katërt të sezonit, krahas tre fitoreve./Telegrafi/