LAJMI I FUNDIT:

NBA: LeBron ua siguron fitoren Cavaliers-ave

NBA: LeBron ua siguron fitoren Cavaliers-ave

LeBron James ka ndihmuar Cleveland Cavaliers t’i bëjnë ballë valës sulmuese të Utah Jazz duke shënuar tetë pikët e fundit që i sollën edhe fitoren 107-103 ekipit të tij.

James, i cili përfundoi ndeshjen me 21 pikë, ndihmoi edhe me nëntë asistime dhe gjashtë kërcime, duke mposhtur personalisht 8-4 ekipin kundërshtar në 52 sekondat e fundit.

Fitorja është e katërta radhazi për Cleveland, dhe e shtata në përgjithësi, përkundër tre humbjeve. Mo Williams shënoi po ashtu 21 pikë ndërsa JJ Hickson, 20.

Te Utah udhëhoqi Carlos Boozer me 25 pikë dhe 12 kërcime, derisa Eric Maynor shënoi 24 pikë./Telegrafi/