LAJMI I FUNDIT:

NBA: LeBron dëshiron të vazhdojë me Cavaliers

NBA: LeBron dëshiron të vazhdojë me Cavaliers

Ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James, ka dhënë shenja se ai do vazhdojë të luajë me ekipin e tij aktual me të cilin dy herë u shpall MVP, duke thënë se ata kanë avantazhin për të nënshkruar me të.

Në një intervistë për CNN, James, i cili do të jetë lojtar i lirë që nga 1 korriku, ka thënë se ai dëshiron të vazhdojë kontratën me Cleveland

“Absolutisht. Ky qytet, këta fansa… më kanë dhënë shumë gjatë këtyre shtatë viteve. Dhe, e dini, për mua, është shumë komforte. I kam të gjitha kujtimet këtu. Andaj ata edhe e kanë avantazhin”, ka thënë James.

James kurrë nuk e ka fituar kampionatin dhe shumë media spekuluan se ai mund të kalojë në New York Knicks ose Chicago Bulls, dy prej klubeve të interesuara për ta transferuar atë. /Telegrafi/