LAJMI I FUNDIT:

NBA: Lakers fitojnë në Boston

NBA: Lakers fitojnë në Boston

Los Angeles Lakers kanë befasuar ekipin vendas Boston Celtics duke e mposhtur me rezultat 91-84 për të marrë avantazhin 2-1 në finalet NBA-së.

Kobe Bryant udhëhoqi Lakers me 29 pikë, por ishte Derek Fisher ai që fundosi Celtics duke shënuar 11 nga 16 pikët e tij në çerekun e katërt. Fisher po ashtu pati një rol kyç në mbrojtje, duke frenuar Ray Allen me vetëm dy pikë të shënuara. Allen në ndeshjen e dytë shënoi 35 pikë, dhe ishte shtylla e fitores së Celtics.

Kevin Garnett ishte më i sakti për vendasit në ndeshjen e tretë, duke shënuar 25 pikë. Dy ndeshjet e ardhshme finale do të zhvillohen përsëri në Boston, me të katërtën të caktuar të enjten. /Telegrafi/