LAJMI I FUNDIT:

NBA: Cavaliers shënojnë fitoren e 60-të të sezonit

NBA: Cavaliers shënojnë fitoren e 60-të të sezonit

Lideri i NBA-së, Cleveland Cavaliers, ka mposhtur Atlanta Hawks me rezultat 93-88 për të shijuar fitoren e 60-të të sezonit për të dytin sezon radhazi.

LeBron James përfundoi ndeshjen me 27 pikë dhe 12 kërcime, duke ndihmuar Cavaliers të shënojnë fitoren e 10 radhazi në fushë vendore (60 fitore dhe 16 humbje këtë sezon). Mo Williams shënoi 24 pikë , derisa J.J. Hickson kontribuoi 16 kërcime për Cleveland.

Josh Smith shënoi 20 pikë për Hawks, të cilët me 48 fitore këtë sezon (27 humbje) ndodhen në pozitën e tretë të Konferencës lindore prapa Cleveland dhe Orlando Magic./Telegrafi/