LAJMI I FUNDIT:

NBA: Bulls arrijnë të fitojnë ndaj Celtics

NBA: Bulls arrijnë të fitojnë ndaj Celtics

Luol Deng ka shënuar 25 pikë për të udhëhequr Chicago Bulls drejt fitores 96-83 ndaj Boston Celtics, e para këtë sezon ndaj këtij rivali.

Të pesë lojtarët e Bulls që filluan ndeshjen arritën pikë dyshifrore, për të ndihmuar ekipin të shënojë fitoren e tretë radhazi dhe për të çuar në 17 numrin e përgjithshëm të fitoreve këtë sezon (20 humbje).

Celtics, të cilët luajtën ndeshjen e katërt brenda pesë netësh, ishin pa yllin Kevin Garnett, dhe u udhëhoqën nga Paul Pierce me 20 pikë. Boston tash kanë 27 fitore dhe 11 humbje./Telegrafi/