LAJMI I FUNDIT:

Nasri merr detyrën e Fabregas

Nasri merr detyrën e Fabregas

Samir Nasri do të ketë ndeshjen më të madhe në karrierën e tij si lojtarë i Arsenalit gjatë mesjavës në udhëtim te Barcelona.

Francezi pritet të ketë rolin e kapitenit Cesc Fabregas në takimin e radhës, i cili mungon për shkak të lëndimit dhe suspendimit.

“Ai (Nasri) sigurisht se është një lojtar i rëndësishëm pasi do ta udhëheqë ndeshjen tonë. Do të më pëlqente që Cesc të ishte aty 100%. Por ne nuk kemi zgjidhje, duhet ta kompensojmë atë ca”.

“Kam gjetur një ekuilibër të mirë në ekip për ta bërë ca të vështirë për Barcelonën, por sigurisht Nasri është një prej lojtarëve që mund të krijojë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/