LAJMI I FUNDIT:

Napoli ofertë për Tonin

Napoli ofertë për Tonin

Sipas TMW, Napoli planifikon të bëjë ofertë për sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni.

Që nga fillimi i këtij sezoni Toni ka pasur probleme me lëndim, ndërsa tani edhe pas rikuperimit, ai vazhdon të qëndrojë jashtë formacionit kryesor të Louis Van Gaal.

Italiani dëshiron të gjejë një skuadër ku do të luajë rregullisht ashtu që të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Italisë për Kampionatin e ardhshëm Botëror, ndërsa Napoli dëshiron ta shfrytëzojë pikërisht këtë ambicie të lojtarit për ta joshur drejt rikthimit në Serie A.