LAJMI I FUNDIT:

Nani jashtë Botërorit

Nani jashtë Botërorit

Anësori i kombëtares së Portugalisë dhe Manchester United, Nani, është përjashtuar nga Kupa Botërore për shkak të një lëndimi në kraharor.

“Pas testeve të bëra arritëm në përfundim se ai nuk është në gjendje të luajë në Kupën Botërore”, ka bërë të ditur federata portugeze e futbollit.

Nani ka pësuar lëndimin gjatë stërvitjeve të së premtes në Lisbonë, para se kombëtarja të fluturojë për në Afrikën e Jugut. Ai do të zëvendësohet nga lojtari i Benficas, Ruben Amorim. /Telegrafi/