LAJMI I FUNDIT:

Nani: Gerrard duhet të largohet nga Liverpooli

Nani: Gerrard duhet të largohet nga Liverpooli

Anësori i Manchester United, Nani, i ka thënë kapitenit Steven Gerrard se ai humb kohë kur mendon se mund të fitojë trofe në Liverpool.

Në prag të takimit të nesërm mes dy rivalëve anglezë, mesfushori portugez po ashtu ka përmendur trofetë që ai ka fituar gjatë periudhës së tij të shkurtër në Manchester United, për ta bërë Gerrard të lakmojë.

“Nuk e di për synimet e Steven Gerrard gjatë verës, por është normale që një lojtar me kualitetet e tij të dëshirojë të fitojë tituj dhe nëse kjo nuk ndodh në Liverpool, ai mund të mendojë për largim”, ka thënë Nani.

23-vjeçari ka thënë edhe se Gerrard nuk do të ketë çfarë të festojë nesër, pasi beson se Manchester United nuk do të humbë asnjë ndeshje në Old Trafford deri në fund të sezonit. /Telegrafi/