LAJMI I FUNDIT:

Naftarët e Vushtrrisë të koordinuar për naftën

Naftarët e Vushtrrisë të koordinuar për naftën

Autoriteti i Konkurrencës të Kosovës (AKK) ka mbajtur seanca dëgjimore të enjten me naftëtarët e regjionit të Vushtrrisë, lidhur me çmimet e derivateve të naftës ne ketë regjion.

Sipas kryetarit të këtij, autoriteti Osman Ejupi, pas inspektimit nga java e kaluar në më se 15 pika të shitjes rezulton se në ketë regjion te ketë një praktike të bashkërenduar mbi fiksimin e çmimeve te benzinës, naftës dhe gazit.

Pas diskutimeve dhe dëgjimeve nga ana e naftëtarëve mbi problematiken e çmimeve si dhe analizës se bere nga ana e eksperteve te Autoritetit te Konkurrencës u arrite një marrëveshje. “Ç’fuqizohet praktika e bashkërenduar ne tere regjionin e përmendur,
bëhet liberalizimi i tregut me çmimet e produkteve te përmendura ne baze te ofertës dhe kërkesës pra tregut te lire, si dhe mbetet obligim i te dyja palëve ne monitorimin dhe hetimin e monopolit ne ketë pjese te tregut relevant”.

Ne seancë te dyja palët shprehen vullnetin e bashkëpunimit në planin e konkurrencës, të ligjit dhe politikës së konkurrencës, në kuptimin e krijimit të lidhjeve dypalëshe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tregut në ketë regjion.


“Duke u bazuar ne peshën e praktikes se bashkërenduar si dhe ne pjesëmarrjen e këtyre operatoreve ne tregun relevant të Kosovës AKK-ës nuk ndërmori masa ligjore, por mori zotimin nga ana e naftëtarëve se tregu do te liberalizohet dhe se ata nuk do te jene me pjese e prishjes se konkurrencës”, thekson Ejupi në njoftimin për media. /Telegrafi/