LAJMI I FUNDIT:

Nafta vazhdon me rënie

Nafta vazhdon me rënie

Nafta Brent ra për të dytën ditë, e ndikuar nga dorëheqja e Kryeministrit portugez, që ka rritur shqetësimet për një krizë të re europiane të borxhit sovran duke detyruar investitorët të tërheqin fitimet deri në një moment më të qartë të trendit të zhvillimit të politikës ekonomike në eurozonë.

Nafta bruto amerikane për majin ra 33 cent në 105.42 dollarë për fuçi.

Megjithatë tregjet vijojnë të jenë të fokusuara tek një rritej që mund të shkaktojnë trazirat në Lindjen e Mesme apo edhe lufta civile në Libi. Nafta Brent e Londrës për majin ra 49 cent në 115.06 dollarë për fuçi.

Analistët thonë se investitorët janë të tërhequr për të bërë një vlerësim më të mirë të situatës si në eurozonë ashtu edhe në rajonin e vendeve prodhuese të naftës. /Telegrafi/