LAJMI I FUNDIT:

Nafta për 2.2 % më lirë

Nafta për 2.2 % më lirë

Nafta bruto Brent e Londrës ra deri në 2.2 për qind në më pak se 112 dollarë për fuçi, ndikuar nga thellimi i krizës bërthamore në Japoni.

Nafta bruto Brent për prillin ra 1.98 dollarë në 111.69 dollarë për fuçi dhe në ditën e sotme preku dhe nivelin më të ulët të 111.19 dollarë për fuçi.

Nafta bruto amerikane për prillin ra me 2.08 dollarë në 99.11 dollarë për fuçi. /Telegrafi/