LAJMI I FUNDIT:

Nafta nën 107 dollarë për një fuçi

Nafta nën 107 dollarë për një fuçi

Çmimi i naftës sot shënoi rënie nën kufirin prej 107 dollarë për një fuçi, pasi agjencia kreditore Standard dhe Purs bëri të ditur se do ta ulë vlerësimin e saj të aftësisë kredituese të SHBA-ve, nëse Qeveria në Uashington nuk i sjell në gjendje normale financat e saj.

Zvogëlimi do ta ngadalësonte rritjen ekonomike amerikane dhe kërkesën e karburantit. Rejtingu më i lartë kreditor AAA mbeti i njëjtë.

Agjencia paralajmëroi se minusi buxhetor i Uashingtonit prej 1.500 miliardë dollarë për sivjet, që paraqet 11 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, është shumë i lartë. /Telegrafi/