LAJMI I FUNDIT:

Nafta me rënie

Nafta me rënie

Çmimet e naftës ranë gati 2 për qind në sesionin e sotëm të ndikuara nga vendimi i CME Group për të rritur kostot e tregtisë në funksion të reduktimit të aktivitetit të spekulantëve në tregjet e lëndëve të para. Ky vendim shkaktoi edhe rënien e bençmarkut amerikan nga 114 dollarë për fuçi në 94 dollarë për fuçi.

Në sesionin e sotëm nafta bruto amerikane ra me 1.58 dollarë në 100.07 dollarë për fuçi, rënie kjo me 1.69 për qind nga mbyllja një ditë më parë. Ndërkohë nafta bruto Brent e Londrës për qershorin ra 1.35 dollarë në 114.46 dollarë për fuçi.

Ndikim në rënien e çmimit të naftës dhe edhe forcimi i dollarit amerikan në tregjet monetare si pasojë e problemeve europiane të borxhit sovran. /Telegrafi/