Autoritetet e rendit dhe ato të Shërbimit Doganor të Kosovës bëjnë të ditur se artikujt që më së shumti peshojnë në ekonominë joformale, janë nafta dhe derivatet e saj. Sipas tyre, në vendkalimet kufitare në veri, aty ku ende mungon prezenca fizike e doganierëve kosovarë, kontrabanda vazhdon të zhvillohet.
Kategoritë e mallrave të importuara, të cilat i sjellin më së shumti para buxhetit të vendit, janë nafta dhe derivatet e saj, duhani dhe mallrat me akcizë. Por, po këto mallra janë ato që kontrabandohen më së shumti, thonë përfaqësues të Doganave dhe Policisë së Kosovës.
Adriatik Satavilevci, zyrtar për informim në Shërbimin Doganor, thotë se, kohëve të fundit, janë kapur disa persona duke kontrabanduar me derivate të naftës. “Mallrat që kontrabandohen, kryesisht janë mallra që kanë taksa më të larta, pasi që edhe përftimi nga to është më i lartë. Malli që ka shmangie nga taksat, bëhet më i lakmueshëm për kontrabandim”, shprehet Stavileci.
Zyrtarët vendorë dhe ndërkombëtarë pranojnë se në pikat kufitare në veri të Mitrovicës, ekonomia joformale zhvillohet në masë të madhe.
Adriatik Stavilevci thotë se rrugët dytësore, të cilat përdoren për kontrabandimin e mallrave, janë në afërsi të vendkalimit kufitar në Kullë dhe në afërsi të Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, vendkalim me Serbinë. “Gjithashtu kemi kontrabandim në pjesën e Malit të Zi. Së fundi, kemi parë që është duke u zhvilluar kjo veprimtari nga Kosova në Shqipëri përmes vijës së gjelbër kufitare”, tregon Stavileci.
Në bazë të të dhënave doganore, si pasojë e ekonomisë së paligjshme, Kosova humb mbi 15 milionë euro në vit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Ibrahim Sadriu, tha se kontrabanduesit, përveç naftës, kontrabandojnë edhe mallra të tjera. Vetëm për dy muaj në rajonin e Mitrovicës, policia ka hetuar mbi 100 raste sa i përket kontrabandimit të mallrave.
“Vetëm për dy muaj në rajonin e Mitrovicës, policia ka hetuar mbi 100 raste sa i përket kontrabandimit të mallrave. Në rajonin e Gjilanit kryesisht kemi të bëjmë me kontrabandimin me kafshë”, tregon Sadriu.
Ai thekson se Policia e Kosovës është duke punuar në identifikimin e personave që merren me këtë veprimtari të paligjshme.“Polica është e përkushtuar që të punojë në indentifkimin e personave që merren me këto veprimtari, në kapjen e tyre dhe dërgimin para drejtësisë, por gjithashtu edhe në konfiskimin e produkteve që janë të kontrbanduara”, thotë Sadriu.
Veriu i Kosovës është cilësuar shpesh edhe nga vetë autoritetet kosovare si oazë e krimit. Prishtina zyrtare nuk e ka shtrirë ende kontrollin e saj në atë pjesë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Bëni idetë tuaja realitet me Bison Poly Max
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj