LAJMI I FUNDIT:

Nafta, cmimi rritet në 80 dollarë

Nafta, cmimi rritet në 80 dollarë

Rritja më e madhe po regjistrohet në bursat amerikane. Konkretisht, në bursën e Nju Jorkut, nafta në dy ditët e fundit është shitur për 77,02 dollarë për fuçi, kurse në bursën e Londrës me 75,63 dollarë, me një rritje prej 16 cent.

Përballë këtyre kushteve të favorshme ekonomike, vendet prodhuese dhe eksportuese të naftës kanë rritur sasinë e prodhuar gjatë tremujorit të dytë të vitit. Oferta botërore për naftë u rrit me 0.7 për qind në terma tremujorë, ku kontributin kryesor e dhanë vendet anëtare të OPEC-ut, Rusia dhe disa nga ish-republikat sovjetike.