LAJMI I FUNDIT:

Nafta Brent e qëndrueshme rreth 122 dollarë për fuçi

Nafta Brent e qëndrueshme rreth 122 dollarë për fuçi

Nafta bruto Brent e Londrës ra në më pak se 122 dollarë duke u larguar pikës më të lartë në 2 vite e gjysmë, pasi vendimi i kinës për të rritur normën bazë të interesit ndikoi në humorin e investitorëve që tashmë janë në pritje të raportit që do tregojë rënie të stokut të hidrokarbureve në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë në tregje analistët thonë se situata në Libi do vijojë të mbështesë një vlerë të lartë të naftës. Nafta bruto Brent e Londrës për majin ra 40 cent në 121.82 dollarë për fuçi.

Nafta bruto amerikane për majin ra 28 cent në 108.07 dollarë për fuçi. Diferenca mes bençmarkut europian dhe amerikan të naftës qëndroi në 13.75 dollarë, vlerë kjo pranë kulmit historik 17.12 dollarë që u regjistrua në 1 mars të këtij viti. /Telegrafi/