LAJMI I FUNDIT:

Nafta Brent 117 dollarë për fuqi

Nafta Brent 117 dollarë për fuqi

Nafta Brent ka shënuar rënie drejt 117 dollarë për fuçi të mërkurën pasi të dhënat e inflacionit në kinë ndezën shqetësimet se përpjekjet qeveritare për ftohjen e ekonomisë mund të reduktojnë kërkesën e naftës në konsumatorin e dytë të botës.

Nafta bruto Brent e Londrës për qershorin ra 38 cent në 117.25 dollarë për fuçi.

Nafta bruto amerikane për qershorin ra 13 cent në 103.75 dollarë për fuçi. Në mbrëmjen e ditës së kaluar një raport i qeverisë amerikane reduktoi parashikimin për konsumin e naftës në këtë vit duke ju referuar qëndrueshmërisë së çmimit në vlerë përmbi 100 dollarë për fuçi. /Telegrafi/