LAJMI I FUNDIT:

Nafta bie, dollari rritet

Nafta bie, dollari rritet

Bençmarku europian i naftës, Brent, ka shënuar rënie të hënën në më pak se 105 dollarë për fuçi, duke zgjeruar humbjet e javës së kaluar, pasi dollari amerikan shënoi rritje të gjerë të vlerës për shkak të masave jo popullore që duhet të miratojë parlamenti grek.

Nafta bruto Brent e Londrës për gushtin ra 73 cent në 104.39 dollarë për fuçi. Kjo kontratë ka regjistruar humbje në dy javët që lamë pas.

Nafta bruto amerikane për gushtin West Texas Intermediate ra 55 cent në 90.40 dollarë për fuçi. Nafta Brent ra 2 për qind në ditën e premte dhe mbylli javën me rënie 7 për qind. /Telegrafi/