LAJMI I FUNDIT:

Nadal – Soderling, finalja e French Open

Nadal – Soderling, finalja e French Open

Rafael Nadal ka rastin për të fituar titullin e pestë të French Open, pasi mposhti me vështirësi austriakun Jurgen Melzer, për të kaluar në finale ku do të takohet me suedezin Robin Soderling.

Nadal e fitoi ndeshjen 3-0 në sete (6-2, 6-3 dhe 7-6), me një ‘tie break’ në setin përfundimtar, që e vuri në vështirësi spanjollin, por që e tejkaloi me sukses.

Në finalen e të dielës, Nadal takohet me suedezin Robin Soderling, që mposhti çekun, Thomas Berdych ,në pesë sete (6-3, 3-6, 5-7, 6-3 dhe 6-3).

Nesër zhvillohet një tjetër finale, nga ora 15:00 takohen në finalen e femrave, Francesca Schiavone dhe Samanta Stosur. /Telegrafi/