LAJMI I FUNDIT:

Nadal në rrethin e tretë të Roma Masters

Nadal në rrethin e tretë të Roma Masters

Spanjolli Rafael Nadal është në rrugë të mirë që të mbrojë titullin e tij në Roma Masters pasi deklasoi gjermanin Philip Kohlschreiber me rezultat 2-0 në sete (6-1 dhe 6-3).

Nadal arriti të bëjë ‘break’ katër herë ndaj gjermanit numër 29 në botën e tenisit në sfidën që zgjati vetëm një orë e dhjetë minuta.

Nadal në rrethin tjetër takohet me rumunin Victor Hanescu, pasi që dëshiron të fitojë titullin e pestë në gjashtë vitet e fundit. /Telegrafi/