LAJMI I FUNDIT:

Naço: Lejet minerare transparente

Naço: Lejet minerare transparente

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shtrëngon procedurat e dhënies së lejeve minerare. Ministri Nasip Naço në prezantimin e projektligjit të ri minerar tha se nuk do jepen më leje për ata persona të cilët kanë vetëm një kazmë dhe lopatë.

Sipas kreut të ministrisë së Ekonomisë, ka ardhur koha që dhënia e lejeve të ketë një koncept të ri dhe një zbatim të ri të ligjit. Transparenca në dhënien e lejeve dhe nxitja e konkurrencës janë një tjetër pikë mjaft e rëndësishme në këtë projektligj.

Gjithashtu, rëndësi në këtë projektligj do t’i kushtohet edhe mbrojtjes së mjedisit, marrja e opinionit të komunitetit etj. Aktualisht në vendin tonë prodhohen rreth 6 milion ton minerale dhe në këtë sektor janë të punësuar rreth shtatë mijë punonjës./Telegrafi/