LAJMI I FUNDIT:

Mutu: Kemi shpirt më të madh ekipor se Juve

Mutu: Kemi shpirt më të madh ekipor se Juve

Të shtunën mbrëma në Torino përballen Juventusi dhe Fiorentina, ndërsa sulmuesi rumun i Violas, Adrian Mutu, është i bindur se skuadra e tij ka fuqi për t’u bërë ballë bardhezinjve.

“Është një ndeshje e rëndësishme e skuadrave nga kreu i tabelës: ne jemi aty dhe aty duam të qëndrojmë”.

“Ne kemi shpirt më të madh ekipor sesa Juve, Fiorentina ka qenë këtu për katër vite, ndërsa Juve nuk ka qenë, për shkak të ndodhive që të gjithë i dimë… (Calciopolit)”, ka thënë ish-sulmuesi i Juventusit për “La Repubblica”.