LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Familjarët e shqiptarëve të vrarë pas lufte kanë të drejtë të shpresojnë te Gjykata Speciale (Video)

Mushkolaj: Familjarët e shqiptarëve të vrarë pas lufte kanë të drejtë të shpresojnë te Gjykata Speciale (Video)

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se nuk duhet të krijohet përshtypje e keqe për ata persona që u janë vrarë familjarë pas lufte, se pse ata shpresojnë te Gjykata Speciale.

Mushkolaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ata kanë të drejtë të kenë shpresë te Gjykata Speciale, se ajo mund të zbardhë vrasjen e familjarëve të tyre.

“Edhe unë nëse do të kisha babën, nënën apo vëllain e vrarë, edhe unë do të shpresoja te Gjykata Speciale… Fatkeqësia është se ka shqiptarë të vrarë, që nuk janë vrarë nga Serbia, e ato raste nuk janë zbardhë. Është provuar që ato viktima të vendosen në kampin e spiunëve pa kurrfarë fakti”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Analisti ka thënë se dhemb shumë që dikush, pa ndonjë vendim të gjykatës, të shpallë tradhtar dikë në emër të popullit.

“Ata familjarë e kanë të drejtën e gjithë botës të shpresojnë dhe besojnë se Gjykata Speciale do të zbardhë vrasjen e familjeve të tyre. Thuhet se i mbyturi kapet për kashte. Edhe ata njerëz kapen për kashte. Kudo që e shohin një shpresë se mund të zgjidhet ajo çështje, ata shpresojnë në drejtësi”.

Mushkolaj ka thënë se nuk është ideja të krahasohen masakrat e Serbisë me këto vrasje, por sipas tij krimi mbetet krim.

“Duhet pasur parasysh se gjatë gjithë kohës, është bërë përpjekte që dëshmitarët e mundshëm me i heshtë. Me u mbyllë gojën në çfarëdo forme. Këto vrasje kanë ndodhë”, deklaroi  Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori