LAJMI I FUNDIT:

Murray përballë Gasquet

Murray përballë Gasquet

Andy Murray nuk ka pasur fat në tërheqjen e shortit për ‘grand slamin’ e dytë në kalendarin e tenisit French Open, pasi që në rrethin e parë do të ketë punë me francezin Richard Gasquet.

Murray, ka pësuar disfata në dy nga tre përballjet e fundit me Gasquet, por e fitoi përballjen e fundit pas një trileri pesë setësh në Wimbledonin e vitit 2008.

Murray është në të njëjtën anë të përballjeve me Roger Federerin, që do të luajë ndaj Peter Luczak, përderisa Rafael Nadal do të ketë të bëjë me Gianni Mina. /Telegrafi/