LAJMI I FUNDIT:

Muntari: Duhet ta mposhtim Dynamo Kievin

Muntari: Duhet ta mposhtim Dynamo Kievin

Mesfushori i Interit, Sulley Muntari, ka nënvizuar rëndësinë e takimit të të martës mbrëma kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve.

Zikaltrit kanë barazuar në dy ndeshjet e para, kundër Barcelonës dhe Rubin Kazanit, ndërkohë që duhet të dalin fitues përballë skuadrës ukrainase nëse mendojnë për t’u kualifikuar.

“Shpresoj të luajmë kundër Dynamos njësoj sikurse luajtëm kundër Genoas në fundjavë. Të gjithë luajtën mirë në atë ndeshje, dhe shpresoj që nesër të jem sërish në fushë. Duam të fitojmë me çdo çmim”, ka thënë Muntari. /Telegrafi/