LAJMI I FUNDIT:

Mujota: Kritikët të shkojnë t’i shohin punimet në autostradë

Mujota: Kritikët të shkojnë t’i shohin punimet në autostradë

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka thënë se punimet në autostradën Vërmicë - Merdar po ecin me një dinamikë të lartë të punës. Sipas tij për ndërtimin e autostradës është angazhuar potencial i madh njerëzor, teknik dhe profesional.

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka thënë se punimet në autostradën Vërmicë – Merdar po ecin me një dinamikë të lartë të punës. Sipas tij për ndërtimin e autostradës është angazhuar potencial i madh njerëzor, teknik dhe profesional.

Ministri Mujota në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se opozita, shoqëria civile dhe kushdo tjetër që ka mendim kritik për këtë projekt së pari duhet të shkojnë t’i shohin punimet nga afër, e vetëm atëherë do të mendojnë dhe do të flasin më ndryshe. “Punimet në autostradë po zhvillohen me dinamikë të lartë. Është angazhuar potencial i madh njerëzor, teknik dhe profesional. Kritikat janë normale në punët dhe projektet e mëdha nacionale derisa nuk e humbin thelbin e opozitarizmit. Më e nevojshme është që opozita, shoqëria civile dhe kushdo tjetër që ka mendim kritik për këtë projekt të shkojnë t’i shohin punimet në rrugë”.

Mujota ka folur edhe për zgjerimin e rrugës nga Prishtina në drejtim të Pejës dhe në drejtim të Mitrovicë. “Është e vërtetë se në disa pjesë të këtyre segmenteve rrugore ka pasur disa ngecje dhe pengesa në realizimin e punimeve. Këto ngecje kanë ndodhur për arsye se ekzekutimi i punimeve ka filluar para se të përfundojë elaborati i shpronësimit. Përgjegjëse për shpronësim është njësia e veçantë në kuadër të Ministrisë së Financave, e cila po e bën vlerësimin e pronave dhe së shpejti pritet të merret vendimi në Qeveri për shpronësimin përfundimtar në këto dy segmente”, ka thënë ai.


Kurse për autostradën Prishtinë – Hani i Elezit ministri ka treguar se pritet të përfundojë në vitin 2014. “Me këtë projekt do të hapet perspektivë e re për Kosovën dhe rajonin, përmes së cilës autostradë lidhen korridoret tetë dhe dhjetë, që nënkupton lidhjen e Kosovës me rrjetin e transportit rrugor ndërkombëtar. Për realizimin e këtij projekti janë bërë të gjitha përgatitjet tekniko-profesionale, janë përfunduar fizibilitetit i projektit dhe plani zbatues”, është shprehur ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota. /Telegrafi/