LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Veprimi i Kurtit në veri është i njëanshëm, s’u koordinua me aleatët

Muhaxheri: Veprimi i Kurtit në veri është i njëanshëm, s’u koordinua me aleatët

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se janë mbështetës ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti për shtrirje të sovranitetit edhe në veri të vendit, por me kushtin që kjo të bëhet në koordinim të plotë me partnerët e Kosovës.

Po s’u bë në bashkëpunim me ta, Muhaxheri thotë se një veprim që merret në mënyrë të njëanshme nga Kosova i bën dëm vetë asaj.

“Si Lidhje Demokratike jemi dhe kemi dhënë mbështetje të shtrirjes së sovranitetit, por ajo që na ka befasuar neve si LDK është moskoordinimi i Qeverisë me veprimin që e ka marrë me aleatët tonë, sidomos me SHBA-në. Pyetja e kryetarit Abdixhiku ishte nëse veprimi ka qenë veprimi i koordinuar dhe nëse është bërë në marrëveshje me partnerët strategjikë. I bie që veprimi është i pakoordinuar dhe i marrë në krye në vete. Kjo është pyetje e kryetarit tonë që ka mbetur pa përgjigje. Ne jemi për të shtrirë sovranitetin, por ai është i mbështetur në miqtë tonë ndërkombëtarë dhe sidomos në SHBA, por edhe në Bashkimin Europian. Veprimet e njëanshme janë të dëmshme për një vend të vogël siç është Kosova”, tha Muhaxheri për Klan Kosova.


Muhaxheri thotë se si do të përfundojë ky veprim mbetet të shihet në veprimet e ardhshme që do të marrë Qeveria Kurti derisa shton se ato duhet të merren si një shtet i përgjegjshëm.

“Miqtë tonë s’duhet të qiten në sprovë dhe të testohen për veprimet e njëanshme. Çdo veprim është dashur të jetë në koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në. Nëse s’janë në sinkron s’mund t’i sjellin të mirë Kosovës”, tha ai.

Muhaxheri ta thënë se mbesin të shqetësuar meqë nuk kanë marrë përgjigje prej kryeministrit se me çfarë mbështetje ka shkuar në veri me forcat speciale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori