LAJMI I FUNDIT:

MTI vendos navigator për orientim të turistëve

MTI vendos navigator për orientim të turistëve

Ka filluar projekti për navigimin e qyteteve, kryesisht pikave turistike të Kosovës, projekt ky i implementuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që do të jap informata për turistët që do ta vizitojnë Kosovën

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka filluar implementimin e projektit të navigimit të qyteteve të Kosovës. Zyrtari për Planifikim dhe Koordinim të Komunikimit në MTI, Bajram Shala, tha se ky projekt do të shërbej për informimin e vizitorëve dhe turistëve në orientimin e tyre në qytetet e Kosovës dhe në qendrat turistike. Ai tha se pilotprojekti për vendosjen e navigatorëve për navigimin e qyteteve të Kosovës dhe pikave turistike është në fazën testuese dhe theksoi se do të përfundoj në muajt në vijim.