LAJMI I FUNDIT:

MTI-ja nuk i publikon vendimet negative

MTI-ja  nuk i publikon vendimet negative

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) nuk i publikon në uebfaqen e saj të gjitha vendimet që i merr. Rasti më i ri është procesi i licencimit dhe kategorizimit të hoteleve dhe moteleve, i cili ka filluar së fundmi dhe është duke vazhduar. Për procesin e licencimit, MTI-ja ka formuar edhe Këshillin për Licencim të Hoteleve dhe Moteleve. Por që MTI-ja nuk është transparente, këtë e ka dëshmuar, pasi që në uebfaqen e saj ka publikuar vetëm vendimet pozitive për licencimin e hoteleve pozitive e jo ato negative.

Në linkun

http://www.mti.org/repository/docs/lista_e_re_hoteleve_licencuara_1.pdf, mund të shihet lista e hoteleve të licencuara, por jo edhe e atyre të palicencuara.

Sipas drejtorit të Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bujar Kuçit, deri më tash janë licencuar 180 objekte, të cilat ofrojnë shërbime të hotelerisë.


“Aktualisht numri i hoteleve të licencuara ka arritur në 180, po ashtu këshilli ka marrë disa vendime negative, të cilat janë proceduar në Inspektoratin e MTI-së për hotelet të cilat nuk i plotësojnë kushtet e nevojshme për licencim”, pati deklaruar Kuçi për gazetën.

Ndërkaq, deklaratat e Kuçit bien ndesh me listat e publikuara në uebfaqen e MTI-së, ku aty figurojnë vetëm 110 hotele e motele të licencuara.

Komunat, të cilat prijnë me numrin e hoteleve dhe moteleve të licencuara, janë Prishtina, Prizreni, Peja, Gjilani etj.

Burime të gazetës brenda MTI-së kanë treguar se publikimi i vendimeve negative nuk është bërë qëllimisht.

“Zyrtarët e Departamentit të Turizmit janë rekomanduar nga Zyra Ligjore e MTI-së, që të mos i publikojnë vendimet negative që kanë marrë, por vetëm ato pozitive”, ka thënë burimi i gazetës, duke mos dhënë detaje shtesë.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë për gazetën se të gjitha vendimet e qeverisë janë transparente.

“Të gjitha vendimet, të cilat merren në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, janë publike. Ndërkaq, për vendimet e ministrive nuk e di sepse nuk ka edhe rregullore për këtë çështje”, ka thënë Krasniqi.

Në Kosovë janë 300 hotele e motele, por asnjë prej tyre nuk është i kategorizuar me yje. Shumë shpesh ka pasur kritika nga klientët, se çmimet nuk përkojnë me cilësinë e shërbimeve që ofrojnë (epoka).

Në trend Ekonomi

Më shumë
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për një pjesë të qytetarëve

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Kalo në kategori