LAJMI I FUNDIT:

Mozzik dhe Kida shfaqen së bashku, zbulohet data e lansimit të këngës

Mozzik dhe Kida shfaqen së bashku, zbulohet data e lansimit të këngës
Mozzik dhe Kida (Foto: Instagram/mozzik)

Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, kohë më parë ka paralajmëruar bashkëpunime të ndryshme në albumin e tij.

Njëra prej tyre ka qenë me këngëtaren, Orhidea Latifi, e njohur ndryshe për publikun shqiptar si Kida.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë), reperi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka ndarë një imazh me bukuroshen brune.


https://www.instagram.com/p/CBqaRQiFEuT/

Ata janë shfaqur dorë për dore, derisa vërehet çartë se është fotografi e shkrepur gjatë xhirimeve të klipit.

Mozzik zbulon titujt e këngëve të albumit, jep detaje shtesë
Lexo po ashtu Mozzik zbulon titujt e këngëve të albumit, jep detaje shtesë

“PP, 3 korrik 2020”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/CBQZXmWlWKA/

Ndërkaq, ditë më parë pasi kishte zbuluar titujt e albumit, kënga mes dyshes mbante titullin “Kerkun”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dyshja vijnë me bashkëpunim, para katër vite artistët ishin bërë bashkë në këngën “Premtimet”. /Telegrafi/