LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Tre muaj më parë vendosa për largimin

Mourinho: Tre muaj më parë vendosa për largimin

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka pranuar se ai kishte vendosur të largohej nga Interi tre muaj më parë.

“Tre muaj më parë e kuptova që futbolli italian nuk është për mua dhe pas dy vitesh vendosa të ndryshoja”.

“Kur agjenti më tha se Real Madridi mund të jetë opsion, atëherë e dita që do të ishte e përkryer. Real Madridi është klubi më i madh, por tani ata janë pak të frustruar”.

“Unë kam ardhur për të përmirësuar një ekip dhe kjo më pëlqen. Nuk më pëlqen të shkoj në një klub për të vazhduar një projekt. Preferoj të krijoj një ëndërr të re”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/