LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Sukseset e mia, më të mëdha se të Ancelottit

Mourinho: Sukseset e mia, më të mëdha se të Ancelottit

Bosi i Interit, Jose Mourinho, është i lumtur me ish-skuadrën e tij Chelsea, që fitoi dy tituj këtë sezon, por shton se ky nuk është sukses më i madh se i tij, pasi që ai solli për herë të parë Ligën Premier, pas 50 vitesh.

Mourinho mendon se për këtë sukses, Chelsea duhet t’u falënderohet Manchester Unitedit, Arsenalit dhe Liverpoolit, për dështimet e tyre. Chelsea ka grumbulluar më së paku pikë këtë sezon, që pas vitit 2003.

“Njerëzit mund të shkruajnë çfarë të dëshirojnë. Më vjen mirë që Chelsea e bëri atë. Sinqerisht, më vjen mirë që ata e fituan Ligën Premier. Ata bënë çfarë ata bënë dhe ne bëmë atë që ne bëmë. Ata e fituan pas katër vitesh titullin, ne pas pesëdhjetë. Ata shënuan më shumë gola, ne fituam më shumë pikë. Ata ishin eliminuar nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales, ne në gjysmëfinale”.

“Ata e fituan FA Cup, pa luajtur ndaj asnjë klubi të madh, ne e fituam Carling Cup, duke luajtur ndaj Man Unitedit në gjysmëfinale dhe Liverpoolit në finale. Fanella e tyre është e kaltër edhe e jona ishte e kaltër. Kohë e ndryshme, kundërshtarë të ndryshëm, sukses. Dhe për Chelsean, kjo vlen”. deklaroi Mourinho për Sunday Times. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Dy lojtarët që Mikel Arteta i do me çdo kusht tek Arsenali pas rinovimit të kontratës

Premier League

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Kalo në kategori