LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Nuk më pëlqen futbolli italian

Mourinho: Nuk më pëlqen futbolli italian

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka ndezur edhe më shumë spekulimet për një largim të tijin, pas një deklarate sensacionale para takimit ndaj CSKA Moskës, duke thënë se ai nuk është i mirëpritur në Serie A.

47- vjeçari është nën presion të lartë pasi që skuadra e tij, Inter, është shumë pranë humbjes së Scudettos pas katër vitesh dhe në të njëjtën kohë duhet të luftojë në Ligën e Kampionëve.

“Nuk jam i kënaqur me futbollin italian, sepse unë nuk e pëlqej atë dhe atyre nuk u pëlqej unë”, ka thënë Mourinho.

Interi është ende në pozitën e parë në Serie A, me një pikë më shumë se Roma dhe tre më shumë se Milani. /Telegrafi/