LAJMI I FUNDIT:

Mourinho konfirmon: Pas pushimeve, trajner i Realit

Mourinho konfirmon: Pas pushimeve, trajner i Realit

Bosi në largim i Interit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se ai do të largohet në drejtim të Spanjës pas pushimeve, ndërsa kjo është bërë e ditur nga vetë portugezi.

Mourinho dhe agjenti i tij janë takuar me zyrtarët e Interit në mesditë, ndërsa pas largimit nga zyrat e Interit, Mourinho i pyetur nga gazetarët tha: “Tani jam në pushime, kur të kthehem do të shkoj në Spanjë për ta drejtuar Realin”.

Mourinho aktualisht është duke udhëtuar me agjentin e tij për në Madrid, ku në mbrëmjen e të mërkurës, pritet të prezantohet në një konferencë për shtyp si trajner i ri i Real Madridit. /Telegrafi/