LAJMI I FUNDIT:

Mourinho është keqinterpretuar

Mourinho është keqinterpretuar

Jose Mourinho është dënuar me 40.000 euro dhe tri ndeshje nuk do ta drejtojë Interin, për gjestin e tij ndaj gjyqtarit Paolo Tagliavento në ndeshjen kundër Sampdorias, ndërsa portugezi thotë se është keqkuptuar.

“Gjesti me ‘duart në pranga’ është keqinterpretuar. Nuk ka pasur asgjë të bëjë me gjyqtarin”.

“Ai ka dashur të thotë diçka tjetër: ‘Madje mund të më largosh dhe të më arrestosh, por skuadra ime është e fuqishme dhe do të fitojë pavarësisht nëse luajmë edhe me nëntë lojtarë’”, ka shpjeguar zëdhënësi i Mourinhos, Eladio Parames, për agjencinë e lajmeve ANSA. /Telegrafi/