LAJMI I FUNDIT:

Mourinho e pranon se ishte e vështirë ndeshja me Empolin, por e kënaqin tri pikët

Mourinho e pranon se ishte e vështirë ndeshja me Empolin, por e kënaqin tri pikët

Roma është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur Empolin në udhëtim me rezultat 1-2.

Ka qenë një ndeshje e vështirë, por Giallorosët morën atë çfarë deshën, tri pikët për të vazhduar rrugëtimin në pjesën e epërme të tabelës.

Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes, duke thënë se ka qenë një ndeshje shumë e vështirë.


“Ne humbëm ndeshjen e fundit, madje dy të fundit nëse duam të jemi të saktë. Humbja e ndeshjes së tretë do të ishte shumë e vështirë dhe ishin tre pikë që na duheshin shumë”.

“Kemi pasur përballë një skuadër të mirë, që luan mirë dhe bëri një ndeshje të mirë edhe ndaj nesh duke na vënë në vështirësi”.

“Pas rezultatit 2-1 kishim mundësi të tjera të kryenim ndeshjen, por nuk i shfrytëzuam. Shtatë minutat shtesë dukeshin që nuk do të përfundojnë kurrë”, deklaroi Mourinho.

Portugezi është shumë i lumtur me këto tre pikë, pasi tani ndodhet vetëm një pikë larg liderëve si Milan, Atalanta e Napoli.

Tutje Mourinho u pyet nëse Paulo Dybala do të bëj që këtë vit Tammy Abraham të shënoj më shumë gola.

“Është cilësia e Dybalas të asistoj. Paolo mund të shënoj dhe asistoj, është një djalë inteligjent dhe një futbollist që luan për ekipin. Së bashku me Pellegrinin janë lojtarë me cilësi që në atë pozitë ku luajnë japin shumë topa për sulmuesit”, tha Mourinho /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori